Paris Saint-Germain është i hapur të nënshkruaj me sulmuesin e United, Cristiano Ronaldo duke e bërë bashkë dyshen më të përfolur sulmuese, Messi-Ronaldo.
Ronaldo, ka shprehur paknaqësitë e tij me klubin duke parë formën e dobët të lojtarëve dhe problemeve me trajnerin aktual si dhe kërkuar takim me agjentin e tij.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja PSG është e gatshme të përgatis ofertë për sulmuesin 37-vjeçar, duke formuar kështu sulmuin më të “frikshëm” në botë.
Klubi francez ka qenë i interesuar për 37-vjeçarin edhe në verën e vitit të kaluar.
Ronaldo ka kontratë me Unitedin deri në fund të qershorit të vitit 2023, me mundësi vazhdimi.
