Të fundit

Kurti në Mynih bisedon për të zhdukurit gjatë luftës

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e Komitit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer në Mynih ku po merr pjesë në kuadër të Konferencës së Sigurisë.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Ai ka shkruar se me Maurer kanë diskutuar se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë në këtë drejtim me eksperiencën dhe ekspertizën e tyre.

“Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999. 1617 persona ende konsiderohen të zhdukur. Progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet që pikëllim. Me Peter Maurer diskutuam mënyrat se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë me eksperiencën dhe ekspertizën”, ka shkruar Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci