Drejtori sportiv i KF Drenica, Taulant Dajaku ka thënë se Sami Lushtaku, lideri politik i Komunës së Drenicës, është i përfshirë në klub.
Ndonëse klubi udhëhiqet nga Mihane Kodra, presidentja e KF Drenicës, ai ka thënë se edhe Lushtaku bashkë me rrethin e tij të njerëzve është involvuar në ndihmën për skuadrën.
Dajaku u shpreh se ndihma e Lushtakut për klubin vjen në një kohë të nevojshme për KF Drenicën.
“Sami Lushtaku, në këtë kohë kur klubi ka qenë në gjendje të bllokuar për shkak të kontesteve në FIFA, e ndihmon klubin në kuptimin e idesë që ai dëshiron të zhvillojë në klub bashkë me rrethin e tij”, tha Dajaku në ATV.
Sami Lushtaku është nënkryetar i Komunës së Drenicës.
