Të fundit

Graniti e lë Fifin dhe i “vardiset” Semit

Graniti, njëri ndër më të përfolurit e “Big-Brother VIP”, e lë Fifin dhe tani po i “vardiset” Semit.

Ai i tregoi këngëtares se prej ndarjes së prindërve nuk ka pasur figurë atërore në jetën e tij.

“U martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Në ishim në Zvicër na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç. Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllanë e saj”, u shpreh ish-futbollisti.

Graniti bëri të ditur se prindërit e tij ishin ndarë menjëherë kur ata u kthyen nga Zvicra.

“Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte vdekur. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit”, shtoi ndër të tjera Graniti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci