Të fundit

Hoxhaj: Rusia është gati ta fillojë edhe një luftë tjetër kundër Ukrainës

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Rusia është gati ta fillojë edhe një luftë tjetër kundër Ukrainës, teksa shtoi se Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku sipas tij, vendi ynë u godit direkt vetëm gjatë javës së kaluar.

Ai shkroi se në fillim të javës presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë, por, mori përgjigje nga kancelari gjerman, Olaf Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë.

“Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës”, shkroi nënkryetari i Kuvendit.

Kjo sipas tij, tregon që Kosova veçse është pjesë e betejës propagandistike të luftës në Ukrainë.

“Këtu goditet Kosova, por edhe partnerët tanë perëndimor! Një goditje e strukturuar ndaj Kosovës e asesi një rast i izoluar, por, ky nuk është fundi”, tha Hoxhaj në Facebook.

“Para luftës kundër Gjeorgjisë në 2008, aneksimit të Krimesë në 2014, referendumeve për pavarësi të Katalonisë dhe të Skocisë më vonë e zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale në disa vende të BE-së, vet Putini dhe diplomatë rusë përmes dezinformimit dhe lloj-lloj gënjeshtrje kanë goditur Kosovën”.

“Në të kaluarën, çdoherë qëllimshëm dhe në mënyrë të menduar mirë kemi reaguar kundër propagandës ruse në mënyrë zyrtare, duke dërguar dokumente strategjike në pjesë të ndryshme të botës për t’i shpërfaqë gënjeshtrat e tyre në mediat botërore”.

Ai tha se “Qeveria e Kosovës po dështon të kundërgodasin Rusinë sepse nuk mjafton një postim në “Twitter” si reagim ad-hoc e as një deklaratë për mediat tona për të na bindur se po ndodhë diçka”.

“Goditja ruse e javës së fundit ka mundur ta përcaktojë numrin aq të vogël të takimeve dhe nivelin e ultë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih! Por, ndoshta krerët shtetërorë që ishin atje nuk e kuptojnë as kah po ju vjen”, shtoi Hoxhaj.

Ai deklaron se për të përballuar këtë kampanjë të dezinformimit, duhet reagim shtetëror dhe betejë të cilën duhet bërë çdo ditë për ta çmontuar dhe dekonstruktuar gënjeshtrën ruse.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci