Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë.
Në një cicërimë në Twitter, MPJD thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore.
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në komunikatë.
Kosova 🇽🇰 stands with Ukraine 🇺🇦 against Russia’s outright aggression. Putin is once again waging war against a peaceful democracy. He has been waging hybrid wars against democracies across Europe for many years. The free world must respond to Putin and his proxies with resolve.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) February 22, 2022
