Të fundit

Reagimi i Rusisë kundër ShBA-së, përmendet masakra e Reçakut

Rusia e ka cilësuar “incident”, masakrën e Reçakut të kryer nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka publikuar “shembujt e fabrikimit të preteksteve nga ShBA-ja për agresion ndaj shteteve të tjera”.

Në këtë reagim, MPJ-ja ruse ka përfshirë edhe sulmin e forcave aleate të NATO-s kundër Jugosllavisë më 1999.

“1999: operacioni i forcave aleate kundër Jugosllavisë. Pretekst: Incidenti i Reçakut, raportet për të cilin janë shtrembëruar qëllimisht”, thuhet në propagandën e shpërnfarë nga shteti rus.

Kosova është përmendur edhe në një takim të javës së kaluar mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Kancelari i Gjermanisë ka rrëfyer të hënën për përballjen e tij me presidentin e Rusisë, gjatë takimit që e kishin në Moskë më 15 shkurt.

Nikoqiri i tha mysafirit se intervenimi i NATO-s më 1999 për të ndaluar luftën në Kosovë, ishte i gabueshëm, i pa drejtë dhe i bazuar në ligje ndërkombëtare .

Scholz, kishte shkuar te Putin për ta bindur që mos ta niste pushtimin e Ukrainës.

“Putin, gjithnjë flet për konfliktin në ish-Jugosllavi duke thënë se NATO atje ishte agresive dhe dëmtoi njerëz që nuk kanë bërë asgjë. Unë ju përgjigja duke i thënë se atje kishte gjenocid që ne e shmangëm .Ai nuk duhet ta keqkuptoj se njerëzit në Ballkanin Perëndimor janë plotësisht gati të bëhen anëtar të BE-së. Pastaj ai vazhdon të argumentoj se atje në Donbas ka diçka sikur gjenocidi. Të ju them të drejtën kjo është përnjëmend qesharake,” tha kancelari gjerman, gjatë panelit në Konferencën e Sigurisë të mbajtur në Munih të Gjermanisë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci