Të fundit

Fundi i „mbrojtjes“ ruse të Kosovës

Nëse dikush duhet të gëzohet për pushtimin rus të Doneskut, ata duhet të jenë kosovarët, shkruan dr. Orhan Dragash nga Instituti Ndërkombëtar për Siguri me seli në Beograd.

Në pritje të përgjigjes së pjesës tjetër të botës në aneksimin rus të edhe një pjese të Ukrainës, disa përgjigje të rëndësishme tashmë janë dhënë dhe ato janë më se të rëndësishme për ngjarjet në Ballkan. Pas njohjes Donbasit nga ana e Putinit dhe dërgimit të trupave në këtë rajon, pozicioni i Rusisë në skenën ndërkombëtare, si avokuese e të drejtës ndërkombëtare, po bëhet i paqëndrueshëm.

Me hyrje në Donbas, Rusia pushon së qeni avokate kundër pavarësisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare. Është e mundur që ajo të vazhdojë të përpiqet ta bëjë këtë, por kredibiliteti i saj për diçka të tillë do të jetë barazi me zero. Me lëvizjen e tij drejt lindjes së Ukrainës, Putin hoqi dorë nga ky rol në arenën ndërkombëtare, përsëri, i udhëhequr vetëm nga prioritetet e tij dhe të qeverisë së tij.

Është e paimagjinueshme që ambasadori rus në OKB, në seancën e parë të radhës të Këshillit të Sigurimit kushtuar raportit gjashtëmujor për Kosovën, të thotë diçka kundër pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare, pa shkaktuar të qeshura në sallë. Është shumë më e imagjinueshme që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, duke ndjekur të njëjtin parim që ka zbatuar për Donesk dhe Luhansk, shkruan Dragash, transmeton Paparaci.

Duke copëtuar një pjesë tjetër të Ukrainës pas Krimesë, Rusia dhe Putini e kanë lehtësuar shumë rrugën drejt njohjes së Kosovës nga pesë anëtarë të BE-së, të cilat nuk e kanë bërë deri më tani. Pavarësisht nga arsyet e tyre të brendshme, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja sot kanë shumë më pak hapësirë ​​për manovrim për t’i rezistuar presionit për të njohur Kosovën sesa deri dje. Nëse njohjet e reja të Kosovës nga anëtarët e mbetur të BE-së dhe NATO-s ndodhin së shpejti, Serbia do të mund të falënderojë ekskluzivisht Vladimir Putinin.

Beogradi brenda natës humbi avokatin e tij më të madh dhe më me ndikim në skenën ndërkombëtare për politikën e ruajtjes së integritetit territorial. Jo me vullnetin e saj, por me vullnetin e atij avokati, që ia anuloi prokurën Beogradit, duke marrë përsipër një tjetër “rast” nga i cili pret fitim të vërtetë. Rusia deri më tani e ka ngarkuar Serbinë me shumëfishin e shpenzimeve të shërbimeve të saj, edhe atë bukvalisht.

Për shembull, përmes marrëveshjes energjetike të vitit 2008, marrjes së NIS-it dhe fushave të naftës në Serbi, ose përmes marrëveshjes për dërgimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Nëse shikohet prapa, në rastin e Serbisë, Rusia ka investuar vetëm një thërrime të autoritetit të saj ndërkombëtar, duke mbajtur anën e Serbisë në raport me Kosovën, dhe në këmbim ka marrë pakrahasueshëm më shumë sesa mund të priste pa angazhim të madh, kryesisht në OKB-së.

Nëse është dikush jashtë Rusisë që mund të gëzohet për aneksimin e Donbasit, ata janë shqiptarët e Kosovës dhe qeveria në Prishtinë. Zhgënjimi i tyre që ndërtimi i shtetit të tyre të pavarur ndaloi diku në mes dhe ngeci aty, ndërpritet brenda natës dhe hap shpresë se tani e tutje do të zgjidhet shumë më shpejt dhe në favor të tyre, përcjellë Paparaci.

Me të drejtë mund të thonë se një nga kundërshtarët e tyre më të fuqishëm nuk është kurrfarë mbrojtës i së drejtës ndërkombëtare, por përkundrazi, shkatërruesi më brutal i saj. Vota ruse kundër pavarësisë së Kosovës tash e tutje do të jetë vetëm një jehonë kalimtare që askush më nuk do t’i kushtojë vëmendje, derisa të zhduket plotësisht.

Serbia ka ardhur në situatën që duhet nga themeli të “ripaketojë” strategjinë e saj aktuale për Kosovën, sepse mbështetja në Moskë dhe ndikimi i saj në forumet botërore nuk mund të jetë më një opsion. Para së gjithash, për shkak se Rusia më nuk do të interesohet për atë çështje aq sa ka qenë e interesuar deri më tani, nuk do të investojë as pjesën më të vogël të energjisë së saj diplomatike dhe politike për të, sepse është e preokupuar me një çështje pakrahasueshëm më të rëndësishme për atë.

Humbja e besueshmërisë dhe autoritetit të Moskës në skenën ndërkombëtare pas pushtimit të fundit të Ukrainës është aq e madhe saqë të luash me kartën e aleancës me të për çfarëdo çështje do të thotë humbje e menjëhershme dhe asnjë qeveri e arsyeshme nuk mund ta përballojë këtë. Dhe në fund të fundit, solidariteti me Rusinë në operacionin e saj në Ukrainë do të ishte një veprim kamikaz në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Putini dhe Rusia mbetën krejtësisht të vetëm në aventurën e tyre, ata nuk morën as heshtje të përmbajtur nga Kina, por një mbështetje të qartë për integritetin territorial të Ukrainës, për të cilën kreu i diplomacisë kineze foli në Forumin e Sigurisë në Mynih.

Beogradi do të duhet të vazhdojë të kërkojë shansin e tij rreth Kosovës në trekëndëshin me Bashkimin Evropian dhe SHBA, pa shpresë se mund të marrë mbështetje vendimtare nga Rusia për qëndrimet e saj në ndonjë finale. Ndoshta Rusia mund të jetë e gatshme të ofrojë një mbështetje të tillë, duke kërkuar ndonjë përfitim për vete, por Serbia do të duhet ta refuzojë, përndryshe do të punonte drejtpërdrejt kundër interesave të saj. Që nga e hëna, Rusia është shkatërruesja më brutale e rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla, dhe çdo aleancë e mëtejshme me do quhet bashkëveprim./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci