Të fundit

Trump lavdëron Putinin: Lëvizja e kreut të Kremlinit ishte gjeniale

Ish-presidenti Donald Trump ka thyer heshtjen sa i përket situatës në lindje të Evropës duke vlerësuar lëvizjet e Putinit si një gjeni. Ai këmbënguli ndër të tjera se ngjarjet e fundit nuk do të kishin ndodhur nëse ai do të ishte në krye të SHBA.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka shokuar me deklaratën e tij dhënën për mediat amerikane.

Donald Trump ka lavdëruar Vladimir Putinin për strategjinë që ai ka ndjekur në Ukrainën lindore, duke shtuar se ai ia punoi Bidenit duke njohur dy republikat e kontrolluara nga separatistët në Donjesk dhe Luhansk si shtete sovrane.

Trump i tha një radioje amerikane se “sapo pashë lajmet në televizor thashë ky është një gjeni, duke iu referuar lëvizjeve të fundit të presidentit rus.”

Ish-presidenti i SHBA argumentoi se nëse ai do të ishte në detyrë, ngjarjet në Ukrainë nuk do të kishin ndodhur kurrë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci