Sot janë zhvilluar tri ndeshje në Superligën e Kosovës në kuadër të xhrios së 21-të.
Ballkani mposhti Ulpianën në Suharekë me rezultat 3:0.
Skuadra nga Suhareka shkoi në pushim mes pjesëve me epërsinë prej dy golave ndërsa rezultati përfundimtar u vendos në fundin e ndeshjes.
Golat për Ballkanin i shënuan: Edvin Kuç, Blend Baftiu dhe Mevlan Zeka.
Në të njëjtën kohë është zhvilluar edhe takimi mes Malishevës e Dritës dhe Llapit e Feronikelit.
Drita shënoi fitore me rezultat 2:1. Golat për Dritën i shënuan Marko Simonovski dhe Astrit Fazliu, i cili shënoi nga 11-metërshi, ndërsa për skuadrën e Malishevës shënoi Marc Olivier.
Llapi e vendosi fitoren qysh në pjesën e parë, duke mbyllur 45 minutat e parë me rezultat 4:0.
Skuadra e Batatinës ishte ndryshe në pjesën e dytë pasi që nuk u mundua të sulmonte, ndërsa duke u mbrojtur pësoi edhe dy gola.
Rezultati final i këtij takimi ishte 4:2.
Golat për Llapin i shënuan: Alef Firmino, Adem Maliqi, Latif Amadu dhe Bianor Neto, kurse për Feronikelin shënuan Kaltrin Seferi dhe Sokol Kiqina.
Xhiroja e 21-të do të vazhdojë edhe nesër me dy takime interesante.
