Të fundit

Kievi u kërkon ukrainasve të largohen urgjentisht nga Rusia

Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj që jetojnë në Rusi të largohen menjëherë nga vendi mes frikës se lufta mund të shpërthejë nga momenti në moment. Përveç urdhrit që prek më shumë se tre milionë njerëz, Ukraina mobilizoi rezervat e saj ushtarake, pasi shpalli vendin në gjendje të jashtëzakonshme.

Lëvizjet e Ukrainës erdhën ndërsa trupat ruse, të urdhëruara në dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, thuhet se po afroheshin më pranë kufirit.

Rusia ka nisur evakuimin e ambasadës së saj në Kiev dhe ka ulur flamurin e saj atje shkruan BBC.

Gjithashtu, vendet perëndimore kanë njoftuar një seri sanksionesh kundër Rusisë për njohjen e të ashtuquajturave republika popullore të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe urdhërimin e trupave për operacione “paqeruajtëse”, një pretendim i hedhur poshtë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe i dënuar si marrëzi nga perëndimi.

Rusia ka mbështetur një rebelim të përgjakshëm të armatosur në Ukrainën lindore për tetë vitet e fundit. Rreth 14,000 njerëz, duke përfshirë shumë civilë kanë vdekur në luftime që atëherë./abcnews.al/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci