Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës ka ofruar mbështetje për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ai ka kërkuar që hetimi i pasurisë të nis nga Grupi Parlamentarë i LDK-së.
“Ligji për konfiskim të nis nga ne nga Grupi jonë parlamentarë”, ka thënë ai.
Por Abdixhiku ka pasur vërejte për këtë projektligj, ka kërkuar që Drejtori i Byrosë të mos ketë kompetenca të zgjeruara por të jetë një kolegjium e jo një njeri.
“Për të mbyllur çdo zë, më lejoni ti japim disa vërejtje mbi draftin e propozuar mbi pavarësinë dhe nevojës për vendime kolegjiale.
Byroja udhëhiqet nga një drejtor dhe ka më shumë kompetenca se çdo institucion në vend, vendos kë ta mbaj nëpër labirinte të sistemit të drejtësisë, drejtori i byrosë është në autoritet të plotë ne si kuvend duhet të kërkojmë që të ketë një kolegjium e jo një njeri”, ka thënë ai.
Kryetari i LDK0-së kërkoi që të merren parasysh këto vërejte nga Qeveria pasi sic tha Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzoj si të tillë.
Ai këshilloi Qeverinë si sponzorizues të këtij ligji që të e dërgoj në Komisionin e Venecias të marr mendim se a ka shkelja.
