Rreth dy javë më parë Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin i ka vendosur sanksione regjimit të autokratit, Alyaksandr Lukashenko, në Bjellorusi. Më saktësisht janë sanksionuar 183 individë dhe 26 entitete të lidhura me këtë regjim.
Kurse, sot pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës, liderët e BE-së pritet që t’i vendosë sanksione Bjellorusisë.
The Guardian shkruan se liderët e BE-së do të bëjnë thirrje për sanksione kundër Bjellorusisë për rolin e saj në mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.
Një projekt-deklaratë e parë nga Guardian, që do të finalizohet nga liderët e BE-së që takohen më vonë të enjten mbrëma, dënon ” përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion kundër Ukrainës ” dhe i bën thirrje Minskut të respektojë detyrimet e tij ndërkombëtare.
Në dokument thuhet: “Këshilli Evropian [i udhëheqësve të BE-së] bën thirrje për përgatitjen e shpejtë të një pakete të mëtejshme sanksionesh që do të mbulojë gjithashtu Bjellorusinë.”
“Bjellorusia tashmë është subjekt i sanksioneve të BE-së, duke synuar individë dhe sektorë të ekonomisë së saj, pas shtypjes brutale të Presidentit Alexander Lukashenko ndaj protestuesve paqësorë në vitin 2020”, shkruan The Guardian.
Sipas mediumit ky projekt-tekst përsërit paralajmërimet e BE-së se Rusia do të goditet me sanksione të mëtejshme që “imponojnë pasoja masive dhe të rënda” – por nuk përcakton se cilat janë ato masa. Kjo duhet të bihet dakord nga takimi i 27 liderëve të BE-së në Bruksel të enjten në mbrëmje.
Albin Kurti më 9 shkurt të këtij viti kishte vendosur sanksione ndaj Lunashenkos, të cilat paraprakisht ishin vendosur Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.
Personat e sanksionuar janë të përfshirë, në atë që blloku evropian thotë se është orkestrim i Minskut për krizën që ka lënë mijëra migrantë në kushte të rënda në kufirin ndërmjet Bjellorusisë dhe BE-së./Paparaci.com
