Majk është njëri nga reperët më të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Pëlqyeshmëria e madhe për të bën që interesimi për jetën e tij private të jetë tejet i madh.
Reperi i cili është edhe baba i një djali nga lidhja me modelen Majlinda Zeka që nga ajo kohë nuk është se ka zbuluar diçka nga jeta e tij personale dhe sentimentale.
Së fundmi ai është fotografuar në shoqërinë e një vajze në një qendër tregtare në Prishtinë.
Vajza nuk arrihet të identifikohet dhe ndoshta mund të jetë ndonjë shoqe e tij pasi nuk është se shihet ndonjë afrimitet i madh mes tyre.
E sa i përket karrierës muzikore reperi kohëve të fundit ka publikuar një bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Xhensila Myrtezajn, “Mëkati jem” këngë kjo e cila është pëlqyer mjaft shumë nga publiku.

