Të fundit

Erdogan deklarohet sërish për konfliktin Ukrainë-Rusi

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për konfliktin Rusi-Ukrianë pas namazit të xhumasë të premtën, raportojnë mediat turke.

Në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se NATO-ja duhet të ndërmerrte veprime konkrete.

“NATO-ja duhet të kishte ndërmarrë një hap më vendimtar. Ne kemi zhvilluar diskutime të qarta me Sekretarin e Përgjithshëm [Jens Stoltenberg] për këtë çështje”, tha Erdogan, raporton gazeta “Hurriyet”.

Në lidhje me situatën e qytetarëve turq në Ukrainë, Erdogan tha: “Ambasadat, ashtu edhe konsullatat janë të gatshme të ndërmarrin çdo hap. Situata në transportin ajror nuk është shumë e sigurt. Prandaj, ata janë duke kryer operacione të transportit nga zona më të sigurta përmes rrugëve tokësore”. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci