Të fundit

Parandalohet futja ilegale e afër 35 mijë eurove

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandën 34 mijë e 720 eurove.

Sipas njoftimit, paratë janë gjetur në një automjet me targa serbe, të cilin po e voziste një qytetar i Kosovës.

Vetura në fjalë është sekuestruar, ndërsa 25 për qind e parave të futura (8,680 euro) i janë konfiskuar dhe pjesa tjetër është ndaluar për hetime të mëtutjeshme.

“Gjatë kontrollit të veturës janë zbuluar mjete monetare të pa deklaruara në shumën prej 34.720.00€. Për trajtim të mëtutjeshëm rasti në fjalë është trajtuar nga hetuesia e doganës dhe Prokurori i Prokurorisë Speciale. Bazuar në nenin 33 paragrafi 5 i ligjit 05/L-096 (Ligji per pastrimin e parave dhe luftimin e financimit te terrorizmit), palës i janë konfiskuar 25% apo 8,680.00€ e mjeteve të pa deklaruar, ndërsa 75% apo 26,040.00€ e mjeteve janë ndaluar me urdhër të Prokurorit për hetime të mëtutjeshme”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci