Të fundit

Zelensky thotë se Turqia ka ndaluar hyrjen e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi

Turqia i ka bllokuar anijet luftarake ruse që të kalojnë nëpër ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit, njoftoi sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy pas një telefonate me Rexhep Taip Erdogan, presidentin turk, të shtunën.

Një lajm i tillë është raportuar edhe nga agjencia ukrainase e lajmeve Nexta.

Ukraina i ka bërë thirrje Turqisë që të bllokojë anijet luftarake ruse që të kalojnë nëpër ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit që të çojnë në Detin e Zi, pasi Moska të enjten nisi një sulm të plotë ndaj Ukrainës nga toka, ajri dhe deti.

Forcat ruse zbarkuan në portet e Detit të Zi dhe Azov të Ukrainës si pjesë e pushtimit.

Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi ngushticat dhe mund të kufizojë kalimin e anijeve luftarake gjatë kohës së luftës ose nëse kërcënohet, por kërkesa e ka vënë anëtarin e NATO-s në një pozitë të vështirë ndërsa përpiqet të menaxhojë angazhimet e saj perëndimore dhe lidhjet e ngushta me Rusinë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci