Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se, Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm në krah me ShBA, BE-në dhe Ukrainën dhe se nuk duhet të bëhemi pre e provokimeve.
Haradinaj thotë se agresioni Rus ndaj Ukrainës është një skenar nëpër të cilin ka kaluar Kosova gjatë kohës së Millosheviqit.
Tutje, kreu i AAK-së shton se me urgjencë duhet të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan, të përfundojë Strategjia Nacionale e Mbrojtjes si dhe të procedohet në Kuvend, ligji për Fondin për Mbrojtje (donacionet për Ushtrinë e Kosovës).
Haradinaj do të kërkojë debat parlamentar rreth situatës së sigurisë në vend. “Kjo situatë nuk duhet ta gjejë në gjumë qeverinë aktuale, por e njëjta duhet të angazhohet që këtë situatë ta shfrytëzojë sa më mirë, në dobi të Kosovës dhe qytetarëve”, thotë ai.
