Të fundit

Prokuroria ndalon një të dyshuar për vrajen e 14 vjeçarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me aktvendim të prokurorit nga Departamenti për të Mitur, është ndaluar i dyshuari (i mitur), i moshës 15 vjeç, për shkak të dyshimit se dje në Rr.“Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin (i mitur), i moshës 14 vjeç, me një mjet të mprehtë (thikë).

“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndaj të njëjtit, prokurori i Departamentit për të Mitur, do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obuksion.

Prokurori i çështjes do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin dhe ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.

Policia jep detaje për vrasjen e 14- vjeçarit në Prishtinë

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci