Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë arritur pak përparim në 24 deri në 36 orët e fundit.
Një kolonë trupash prej 60 km (40 milje) që po shkonte drejt jugut të kryeqytetit Kiev është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe “mbetet i bllokuar”, ka thënë të mërkurën zëdhënësi John Kirby.
“Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk kanë bërë,” u tha ai gazetarëve.
Sips BBC, Kirby vuri në dukje se trupat pushtuese në përgjithësi po përballen me më pak rezistencë në jug të vendit sesa në veri.
Por ai tha se Pentagoni nuk mund të konfirmojë se qyteti jugor Kherson ka rënë, siç kanë pretenduar rusët.
Me gjithë vrullin e tyre të ngadalësuar, paralajmëroi ai, Rusia mban në dispozicion fuqi shtesë që ende nuk është përdorur.
