Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka shënuar sonte për Southamptonin në FA Cup, duke ndihmuar skuadrën e tij për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Southampton luajti ndaj West Ham United në 1/8 e finales, teksa fitoi me rezultat 3:1.
Broja vulosi fitoren e skuadrës së tij duke shënuar golin e tretë në minutat e fundit të ndeshjes.
Golin e parë për “shënjtorët” e shënoi Romain Perraud në minutën e 31-të, ndërsa rezultati u barazua nga West Ham në minutën e 60-të.
Michail Antonio shënoi për mysafirët.
Broja ishte protagonist edhe në golin e dytë, pasi që penalltia u fitua pas një ndërhyrjeje ndaj tij.
Ward-Prowse u tregua i saktë nga 11-metërshi duke kaluar përsëri skuadrën e Southampton në epërsi.
Signed ✍️ Sealed ✉️ Delivered ✅@SouthamptonFC @armandobroja9#EmiratesFACup pic.twitter.com/ZfL8t86QIe
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) March 2, 2022
