Të fundit

INTERPOL-i hedh poshtë kërkesën e Ukrainës

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, Interpol ka hedhur poshtë kërkesën e Ukrainës për të përjashtuar Rusinë nga organizata e saj, pavarësisht mbështetjes nga Britania dhe Polonia që kërkuan pezullimin e Rusisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denis Monastyrsky i shkroi Interpolit në fillim të kësaj jave duke kërkuar dëbimin e Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

“Rusia duhet të përjashtohet nga Interpoli për shkelje të parimeve të saj themelore dhe keqpërdorim masiv të mjeteve dhe shërbimeve për të mbuluar krimet e saj dhe për të persekutuar armiqtë politikë, veçanërisht në Ukrainë”.

Një zëdhënës i Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit i tha Guardian:

Vetëm Asambleja e Përgjithshme, organi suprem qeverisës i INTERPOL-it që përbëhet nga përfaqësues nga secili prej 195 vendeve anëtare, mund të votojë për çështjet që lidhen me anëtarësimin. Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it vazhdon të monitorojë nga afër situatën në lidhje me Ukrainën .

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, ose Interpol, është një organ mbi kombëtar që ofron mbështetje hetimore për shtetet anëtare, kryesisht përmes sistemit të saj të njoftimit të kuq që shënon të dyshuarit ndërkombëtarisht.

Vazhdimi i përfshirjes së Rusisë në Interpol u jep shërbimeve të sigurisë qasje në bazën e të dhënave të njoftimit të kuq dhe mbështetje të mundshme më të gjerë, pavarësisht akuzave se Rusia është një abuzues i madh i sistemit të njoftimit të kuq.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci