Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një intervistë për BBC, ka thënë se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën me Rusinë.
Blinken po ashtu e vlerësoi “rezistencën e jashtëzakonshme” të popullit ukrainas.
Ai ka thënë se “Nëse është qëllimi i Moskës që të përpiqet ta rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainasit do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose tjetrën”.
Tutje ai ka shtuar se “Lufta nuk ka shkuar si ka planifikuar presidenti rus, Vladimir Putin“. Rezistenca e fortë nga forcat ukrainase vazhdon të pengojë avancimin rus rreth vendit.
Kurse, kur është pyetur nëse ishte i bindur se Ukraina mund të fitojë, ai u përgjigj: “Me kalimin e kohës, patjetër”.
