Të fundit

Hetimi për krime lufte, nis seanca në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës

Ka nisur seanca dëgjimore në rastin e Ukrainës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Rusia nuk është duke marrë pjesë në seancë, raporton The Guardian.

Shteti rus ka refuzuar pjesëmarrjen në seancën e gjykatës së lartë të Kombeve të Bashkuara në të cilën Ukraina ka ngritur një padi për krime lufte ndaj Rusisë.

Një varg vendesh të rezervuara për avokatët rusë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbetën bosh të hënën në mëngjes kur filloi seanca.

Presidentja e gjykatës, gjyqtarja amerikane Joan Donoghue, tha se ambasadori rus në Holandë ka informuar gjyqtarët se “qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në procedurat dëgjimore”.

Seanca po zhvillohet pa delegacionin rus.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci