Nuk është një pamje që do të prisnit të shihni: një ish-president i veshur me veshje luftarake, duke u bashkuar me civilët për të marrë ndihmë për ushtarët, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Petro Poroshenko ka marrë vetë armët dhe ndodhet në një nga rrugët kryesore ende të hapura jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.
Former Ukrainian President Petro Poroshenko says "we need to protect our airspace" and urges people not to buy Russian gas.
He adds the UK government should be adding new sanctions against Russia "every single day".https://t.co/cz5NTchyMw
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 pic.twitter.com/AGdMtqbPOy
— Sky News (@SkyNews) March 7, 2022
Duke folur me korrespondentin special të Sky, Alex Crawford, ai tha se grupi i tij ka ofruar mbrojtje ushtarake për 2,500 njerëz.
Rreth 17 raketa lundrimi goditën mbrëmë në Kiev, tha ai.
I pyetur nëse pret që Rusia t’i përmbahet premtimit të saj për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e qytetarëve, ai tha: “Ju lutemi mos i besoni Putinit”.
Presidenti rus nuk i ka mbajtur kurrë premtimet e tij gjatë tetë viteve të luftës, tha ai.
Poroshenko shtoi se ai nuk është “shumë optimist” për bisedimet e paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas që pritet të mbahen sot.
