Të fundit

Fabrika gjigante e makinave pezullon prodhimin e mjeteve në qytetin rus

Kompania “Nissan Motor Co” njoftoi sot se do të pezullojë funksionimin e fabrikës së saj në qytetin rus, Shën Petersburg, në ditët në vijim, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti. Më herët, Nissan njoftoi se kishte pezulluar eksportet e automjeteve në Rusi.

Por çfarë po ndodh në Ukrainë?

-Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës.

-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re.

-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.

-Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.

-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci