Të fundit

Ermal Mamaqi zbulon shifrat, sa janë paguar aktorët e serialit H.O.T?

Qysh nga e diela e kaluar, në ekranin e Tv Klan ka nisur produksioni i Ermal Mamaqit, H.O.T., pjesë e të cilit janë bërë emra të njohur aktorësh shqiptarë. Duke nisur që nga Kastriot Çaushi, Inis Gjoni, Jonida Vokshi, Anais Lika, Amos Zaharia, Irgen Çela e shumë të tjerë, e gjithë trupa e filmit me 10 seri premton që çdo të diel do të sjellë pranë publikut shqiptar një realitet të ri, të pashfaqur me herët në produksione të tilla.

Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë”, Ermali dhe aktorë të tjerë pjesë e filmit, zbuluan më shumë detaje nga seriali, copëza nga orët e gjata në xhirime, si edhe shumë prapaskena të tjera që kanë shoqëruar punën artistike të të gjithëve.

Por Ermali zbuloi edhe pagesën e aktorëve të njohur në këtë serial. Sa janë paguar?

Si fillim, producenti nguroi të zbulonte shifrën me të cilën ka paguar aktorët që u bënë pjesë e H.O.T, pas ngacmimit të Arian Çanit, por pastaj, pasi “mori” edhe konfirmimin e kolegëve të tij, vendosi që ta zbulonte: “Kanë marrë më shumë se 7 mijë euro…” – tha Ermali duke theksuar se pagesa nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë edhe për shkak të hapësirës që ka pasur secili në film, por më pak se 7 mijë euro nuk është shpërblyer askush prej aktorëve të njohur.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci