Federata e Futbollit e Kosovës ka zgjedhur sulmuesin e Drenicës, Kreshnik Uka si lojtarin më të mirë për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.
Kjo është hera e tretë në këtë edicion që sulmuesin 26-vjeçar merr çmimin “Ylli i Javës”.
Uka shënoi dy gola në ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat 3:3, duke arritur kuotën e 15 golave në këtë edicion.
Pas këtij barazimi Drenica, mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 32 pikë.
