Prestigjiozja franceze, France Football e cila bënë ndarjen e çmimit më të madh individual për një futbollist, Topin e Artë, ka njoftuar të premten se do të ketë ndryshime të mëdha në mënyrën e përzgjedhësit të fituesit.
Zgjedhja e fituesit për çmimin e Topit të Artë ka hapur jo pak herë polemika në opinionin publik, andaj France Football ka vendosur ta ndryshoj mënyrën e zgjedhjes së fituesit.
France Football ka njoftuar se Topi i Artë tani do t’i jepet lojtarit më të mirë gjatë një sezoni standard evropian dhe jo gjatë një viti kalendarik.
Fushata 2021-22 do të përfundojë me Euro 2022 për Femra dhe Kupa e Botës 2022 do të përfshihet në çmimet 2022-2023, po ashtu do të votojnë përfaqësuesit e 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s.
