Të fundit

Putin “i paaftë për të mposhtur ushtrinë ukrainase”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se 1,582 civilë kanë vdekur në “Mariupolin e rrethuar” në 12 ditë, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Në një postim në Twitter, ai e përshkruan atë si “katastrofën më të keqe humanitare në planet”.

“I paaftë për të mposhtur ushtrinë ukrainase, Putini bombardon të paarmatosurit, bllokon ndihmën humanitare”.

“Ne kemi nevojë për avionë për të ndaluar krimet ruse të luftës”, tha ai.

Kievi ka bërë disa kërkesa për një zonë ndalim-fluturimi. Ata janë refuzuar sepse vendet perëndimore hezitojnë të hyjnë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, e cila ka armë bërthamore.

Mariupol tani është plotësisht i rrethuar, tha ministria ruse e mbrojtjes, sipas agjencisë së lajmeve Tass, shkruan tutje Sky News.

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për pengimin e qëllimshëm të civilëve që të dalin jashtë dhe ndalon hyrjen e autokolonave humanitare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci