Në Bruksel është zhvilluar takimi i gjashtë i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.
Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike
“Ndërkohë, delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e gjashtë të Grupit Punues për Targat. Ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike. Tani është koha për t’u angazhuar në gjetjen e interesave të përbashkëta”, ka shkruar Lajçak.
In the meantime, expert delegations of Kosovo & Serbia met in Brussels today for the 6th meeting of the WG on Licence Plates. EU experts assisted both delegations in identifying all existing options & their technical implications. It’s time now to engage in finding common ground.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 11, 2022
Në shtator të vitit 2021, delegacionet nga Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje të përkohshme në Bruksel për çështjen e targave të veturave, për de-eskalimin e situatës së tensionuar, pasi që Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndalonte hyrjen e veturave me targa serbe në territorin e Kosovës.
Kjo marrëveshje kishte të bënte me vendosjen e stikerëve mbi simbolet shtetërore në targat e veturave që mbanin regjistrimet e Kosovës dhe Serbisë kur ndodheshin në territoret e njëra-tjetrës. Megjithatë, tani është duke u kërkuar një zgjidhje e përhershme dhe normale për këtë çështje në Bruksel.
