Të fundit

Në Ukrainë hapen korridoret humanitare nga qytetet e rrethuara

Disa korridore humanitare në Ukrainë, duke përfshirë ato nga qyteti port i rrethuar jugor i Mariupol dhe nga Zaporizhzhia, janë hapur sot, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk.

Ajo shtoi se shpresonte se Rusia do t’i respektonte premtimet e saj për një armëpushim, shkruan Sky News.

Vereshchuk tha se Ukraina ka planifikuar të evakuojë banorët e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet e Kievit dhe Sumy-t dhe disa zonave të tjera ku ka luftime të vazhdueshme.

“Shpresoj që dita të shkojë mirë, të gjitha rrugët e planifikuara do të jenë të hapura dhe Rusia do të përmbushë detyrimet e saj për të garantuar regjimin e armëpushimit”, tha ajo në një fjalim video.

Përpjekjet për të siguruar kalim të sigurt për banorët e Mariupolit kanë dështuar vazhdimisht këtë javë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci