Të fundit

Rusët sulmojnë një xhami në Mariupol

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në Mariupol, ku më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq ishin strehuar, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme të Ukrainës, shkruan BBC.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka penguar evakuimin e civilëve në Mariupol, në të cilin kanë mbetur mijëra njerëz të bllokuar. Sipas një deklaratë të ministrisë së jashtme, xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol është sulmuar nga “pushtuesit rusë”.

“Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë strehuar në xhami për ti shpëtuar bombardimeve, duke përfshirë shtetas të Turqisë, theksoi ministria ukrainase.

Ende nuk ka informacione për viktima apo të plagosur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci