Të fundit

Ramiz Lladrovci i shkon në përurim të biznesit të ri njeriut që mbylli Ferronikelin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka marrë pjesë në hapjen solemne të qendrës më të madhe tregtare në Rajon “East Gate Mall” që gjendet në Shkup.

Lladrovci në një postim në Facebook tha se iu uroi suksese themeluesve të kësaj qendre tregtare që kushtoi mbi 300 milionë euro, Samir Mane, Arsim dhe Ilir Papraniku, gjersa shtoi se një qendër e tillë mund të bëhet edhe në Kosovë.

“Në këtë qendër të madhe tregtare, merr shkëlqim të veçantë vlera e punës dhe përkushtimit të njerëzve të veçantë që arrijnë të bëjnë mrekulli. Punë të mbarë dhe suksese i dëshirova themeluesve të East Gate Mall, Samir Mane, Arsim dhe Ilir Papraniku, me vlerë mbi 300 milionë euro, duke cekur se një qendër e tillë mund të bëhet edhe në Kosovë”, shkroi ai.

Ndryshe, një nga themeluesit e kësaj qendre tregtare, Samir Mane, që Lladrovci i shkoi për “përhajër”, ka në pronësi edhe ndërmarrjen e njohur “NewCo Ferronikeli Complex LLC”, që është një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan.

Ditë më parë kjo kompani vendosi të ndërpresë përkohësisht prodhimin. Nga “Ferronikeli” thonë se katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e vendimit që do të zgjasë deri kur çmimet të normalizohen.

Vendimi i kompanisë “Ferronikeli” që drejtohet nga biznismeni shqiptar Samir Mane, për ndërprerjen e përkohshme të prodhimit i prekë më shumë se dy mijë familje.

Lidhur me këtë, punëtorët e “Ferronikelit” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kanë humbur vendin e punës.

Ata kanë punuar deri më 8 tetor. Për tetor punonjësit kanë marrë 50 për qind të pagës, ndërsa nga menaxhmenti i kompanisë “NewCo Ferronikeli” është thënë se për nëntor nuk do të paguhen.

“Sa i përket çështjes së ngritjes së çmimit prej vitit të ri e këndej ka filluar kjo. Kemi mbijetuar derisa ka arritur në këtë limit. 130 megavat kemi mbijetuar, por kur ka shkuar 160 e 270 nuk kemi pasur mundësi me operu, është detyruar të ndalet prodhimi e punëtorët të shkojnë në shtëpi. Çështja është se punëtorët nuk kanë të ardhura për të mbijetuar. Janë në kredi. Kështu që menaxhmenti nuk ka siguruar më veç për tetor. Në tetor nuk kemi dalë në punë pas 8 tetorit. Kemi marrë 50 për qind të pagës. E për nëntor sipas menaxhmentit nuk do të ketë pagesë. Për këtë arsye iu kemi drejtuar Qeverisë që të na bëjë zgjidhje. Zgjidhjen e bën veç Qeveria askush tjetër. Na si sindikatë e klasë punëtore, i kemi mekanizmat sindikal që i ndërmarrim. Ka mekanizma sindikal, presione të ndryshme deri te radikalizimi i punëtorëve”, ka thënë Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit.

Punëtorët e Ferronikelit duke protestuar para Qeverisë më 28 tetor

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci