Të fundit

Pamje nga aksioni “Pika”

Paparaci raportoi sot ekskluzivisht për operacionin “Pika” që u zhvillua nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën, ku çoi në pranga 50 të dyshuar për korrupsion, shumica prej tyre zyrtarë të Policisë dhe dy doganierë.

Paparaci nga burimet ka mësuar së mesin e të arrestuarve janë edhe dy togerët, Ramiz Ahmeti nga Klina dhe Xhavit Lokaj, prej Gjakovës. I pari punon si komandant i pikës kufitare te Qafa e Prushit, kurse ky i fundit në Qafë Morinë.

Burimet e mediumit tregojnë se ky rast është iniciuar më 31 maj të vitit 2021, kurse të arrestuarit po dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Të njëjtit do të dërgohen në objektin e Inspektoratit Policor në Prishtinë, në ora 10:00.

50 të arrestuarit siç mëson mediumi online Paparaci, do të dalin para Gjykatës, në Departamentin Special.

Kurse, siç njoftoj sot IPK-ja, në aksion është përfshirë edhe AKI-ja./Paparaci.com

Foto: Inspektorati Policor
Foto: Inspektorati Policor
Foto: Inspektorati Policor
Foto: Inspektorati Policor

Aksioni “Pika” – reagon ministrja Haxhiu

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci