Klubi futbollistik Ulpiana, ka dalë me një njoftim rreth mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së të thirrur për datën 6 prill 2022.
Klubet e Superligës së Kosovës, ku momentalisht garon edhe Ulpiana kanë të drejtën e përfaqësimit me nga dy delegatë në Kuvendin Zgjedhor, derisa kanë konfirmuar se nuk do të lejojnë ndërhyrje në politikat e klubit.
Në njoftimin e klubit thuhet se kryesia nuk do të bëjë ndryshimin e delegatëve dhe njëherësh do të mbeten delegatët e njëjtë të cilët janë konfirmuar në fillim të sezonit.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Ulpianës (pa ndërhyrje):
KOMUNIKATË
KF ULPIANA 1926, njofton edhe njehere organet e FFK-se, se klubi qysh ne fillim te sezones 2021/2022, se ka dy DELEGAT te cilet do ta perfaqesojn KF ULPIANA 1926, ne te gjitha aktivitetet dhe Kuvendet zgjedhore qe do te mbahen nga FFK-ja, apo dhe vete klubi yne.
DELEGATET jane: Enver DURIQI dhe Ylli JASHARI per KUVENDIN zgjedhor qe do te mbahet nga FFK-ja, me date 06.04.2022.
Klubi njofton opinonin dhe te gjithe palet e ineresuara se nuk mundet askush te nderhyje ne politikat e KF ULPIANA 1926, nga Lipjani.
Me respekt, Kryesia e KF ULPIANA 1926.
Në zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës marrin pjesë gjithsej 59 delegatë.
Deri më tani në garë për të marrë postin e të parit të shtëpisë së futbollit kosovar janë kryetari aktual, Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri.
Një kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të sigurojë 15 nënshkrime.
