Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka mohuar të ketë ndodhur ndonjë sulm fizik në zyrat e federatës.
Sot ishte raportuar se Agim Ademi kishte sulmuar drejtorin për marrëdhënie me jashtë në FFK, Artan Govorin.
Megjithatë, Ademi e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk merrna bre me kësi sene. S’ka ndodhur asgjë. Nuk kam kohë me u marrë me këso gjëra”, ka thënë Ademi për KOHËN.
