Të fundit

Arrrestohet për kokainë kuzhinieri shqiptar në Londër

Gjatë një operacioni anti-drogë në Londër janë arrestuar tetë persona, në mesin e tyre edhe një shqiptar, shef i një kuzhine, i dyshuar për importim në sasi të mëdha të kokainës.

Detektivët e Met Specialist Crime Command dhe National Crime Agency , raporton Top Channel, duke iu referuar komunikatës për mediat arrestuan Ermal Shtrezi 39 vjeç, banues në Lyndhurst Road, N22.

Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës me profesion shef kuzhine, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.

Pjesa tjetër e të arrestuarve – Daniel Oliver, Alexis Miranda, Terry Allen, Nigel Rodgers, William Adams, Frank Asante dhe Gary Hunt janë shtetas britanik.

Për llogari të këtij hetimi u kontrolluan dy ambiente që përdoreshin për qëllime komerciale dhe disa adresa.

Operacioni u ndërmor pas marrjes të një informacioni me qëllim shkatërrimin e këtij grupi kriminal në importin dhe shpërndarjen e kokainës. /TopChannel

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci