Janë tërhequr nga gara për drejtor gjeneral të Radiotelevizionit të Kosovës. Hysen Hundozi, Fasdil Hoxha e Fisnik Dërguti kanë njoftuar sot për tërheqjen e tyre nga gara.
Hysen Hundozi në një postim në Facebook ka shkruar se poentimi i anëtarëve të bordit të RTK-së është “votim i orekstuar”. Tutje ai ka shtuar se nuk do të marrë pjesën nesër në intervistim.
“Deshmite e fundit skandaloze mbi votimet e orkestruara grupore te nje grupi anetaresh te Bordit ne favor te nje kandidati te caktuar, te cilat u publikuan sot, jane vetem disa nga parregullsite e shumta ne kete proces”, shkroi ai.
Hudnozi ka shkruar se reagimi i bërë sot nga kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini, është ofendim.
“Pas prononcimit tuaj të sotëm publik për zhvillimet e fundit rreth konkursit për Drejtor të Përgjithshëm te RTK-së, në të cilin ju drejtoni një sërë akuzash deri në shkallë ofendimi ndaj kandidatëve të këtij konkursi si dhe për shkak të vlerësimit tim se ky proces është karakterizuar me mungesë të konsiderueshme të transparencës, objektivitetit, ligjshmërisë e profesionalizmit, ju njoftoj se unë Hysen Hundozi, kandidat në këtë konkurs, nuk do të marrë pjesë në intervistën e neserme me gojë”, thuhet në reagimin e Hunodzit.
Krejt në fund ai ka theksuar se “luftën ligjore për këtë proces do ta bëjë në instanca të tjera”.
Kurse, Fisnik Dërguti, ka shkruar se nuk do të marrë nesër pjesë në fazën e intervistimit nga bordi i RTK-së pasi sipas tij konkursi është i ‘përgatitur’.
“…Si është e mundur të jetë dallimi kaq i madh i pikëve në mes kryetarit dhe anëtarëve tjerë të bordit në pyetjen e njëjtë. Ndryshe unë nuk do te jem pjesë e intervistimit me gojë pasi që duket qartë që ky konkurs i përgatitur për UD të Drejtorin e Përgjithshëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe kandidati tjetër për drejtor të RTK-së, Fadil Hoxha në një inetrvistë për Kanal 10 ka njoftuar se është tërhequr nga gara për drejtor gjeneral të RTK-së.
Ndryshe, sot kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura për manipulime në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Ai ka thënë se pretendimet e ngritura nga kandidatë në konkursin për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, për vlerësime të dyshimta në testin me shkrim, nuk qëndrojnë.
Boletini hedh poshtë dyshimet për “kurdisjen” e konkursit për drejtor të RTK-së
