Kozmonautët rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me ngjyra ukrainase, në atë që duket të jetë një deklaratë që kundërshton pushtimin rus ndaj Ukrainës.
Tre burrat ishin të ardhurit e parë të rinj që kur Rusia sulmoi fqinjin e saj lindor muajin e kaluar.
Ata u pritën ngrohtësisht në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur ekuipazhin e tyre amerikan, rus dhe gjerman, shkruan BBC, përcjell Paparaci.
Treshja kishte veshur kostume hapësinore me ngjyrtë të verdhë dhe të theksuar me ngjyrë blu, në vend të uniformës së tyre standarde blu.
