Skuadra e Dukagjinit ka arritur fitoren në udhëtim te skuadra e Llapit me rezultat 2:1. Ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.
Llapi u ndëshkua pikërisht nga ish-sulmuesi i tyre Ahmed Januzi.
Januzi, fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë duke shënuar një supergol, e më pas dyfishoi epërsinë në minutën e 71-të.
Llapi arriti ta shënoj golin e nderit përball “Legjendave” në minutën e 91-të të ndeshjes, por nuk arriti ta ndalë Dukagjinin.
Golin për Llapin e shënoi sulmuesi Latif Amadu.
Me këtë fitore Dukagjini arrin kuotën e 29-të pikëve, ndërsa Llapi mbetet me 41 pikë në vendin e katërt.
