Të fundit

Zelensky apel Zvicrës: Ngrini llogaritë e oligarkëve rusë

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky i ka bërë thirrje Qeverisë së Zvicrës që të ngijë llogaritë bankare të të gjithë oligarkëve rus.

Transmetuesi publik zviceran SRF raportoi se Zelensky, i cili të shtunën, përmes një video-lidhjeje iu drejtua mijëra protestuesve kundër luftës në qytetin zviceran të Bernës, tha se “bankat tuaja kanë fondet e njerëzve që filluan këtë luftë. Ndihmoni luftën kundër kësaj”.

SRF gjithashtu raportoi se presidenti ukrainas kritikoi konglomeratin shumëkombësh zviceran të ushqimit Nestle, i cili ndryshe nga shumë kompani të tjera ndërkombëtare, vendosi që tani për tani të mos tërhiqet nga Rusia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci