Të fundit

Reperi shqiptar shpalos detaje nga jeta e tij

Artisti i njohur me origjinë shqiptare Gashi ka shpalosur detaje nga jeta e tij.

Ai është një ndër emrat më të njohur të repit në ShBA.

Reperi ka ndarë në “Instagram” një video ku përmend rrugëtimin e tij ndër vite, sukseset dhe vështirësitë.

Gashi është shprehur në video se pjesën më të madhe të jetës ka qenë i pastrehë dhe se muzika i ka shpëtuar jetën.

“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti nuk e di se deri ku unë mund të arrij. Muzika më shpëtoi jetën”, thuhet në video.

Sakaq, krah saj reperi ka shkruar se do të sjellë edhe dy albume të tjera këtë vit, madje ai beson se do të bëhet një nga artistët më të mëdhenj.

“Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta bëj.”

Kujtojmë se rreth dy vite më parë ai solli një dokumentar d që titullohet “Noë you knoë” (Tani ti e di). Mes të tjerash ai flet edhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant, dhe peripecitë që ka kaluar reperi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci