Skuadra e Juventus është duke menduar seriozisht transferimin e Mohamed Salah në Torino pas largimit të Paulo Dybalas.
Sipas “Calciomercato” objektivi kryesor i Juventusit për të zëvendësuar Dybalan sezonin e ardhshëm është të bindë Liverpoolin të shesë yllin e tyre gjatë verës.
Salah ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2023, mirëpo ka nisur bisedimet për rritje page me drejtuesit e klubit, marrëveshje kjo e cila ka ngjallur probleme dhe nuk është finalizuar akoma.
Ish-lojtari i Romës dëshiron një pagë më të lartë se 12 milionë euro aktuale në sezon.
