Të fundit

Antonio Conte trajneri i ri i Tottenhamit

Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenhamit pas shkarkimit të Nuno Espirito Santos, që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Spurs kanë përshpejtuar kohën për të nënshkruar me ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit.

Mendimi i drejtorit sportiv të Tottenhamit ,Fabio Paratici ishte vendimtar. Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi për Conten i cili do të jetë sonte në Londër ku do të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2023, raporton Calciomercato.

Për trajnerin e Salentos kjo do të jetë eksperienca e dytë në stolin e një skuadre londineze, pas dy viteve të kaluara te Chelsea mes viteve 2016 dhe 2018, me dy tituj të fituar, një Premier Ligë dhe një FA Cup.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci