Të fundit

Presidentja Osmani firmos dy dekrete për FSK-në

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ka nënshkruar dy dekrete që janë të ndërlidhura me Ushtrinë e Republikës së Kosovës, raporton Paparaci.

Këto dy dekrete, të cilat janë marrë nga Komandantja Supreme e FSK-së, më 7 dhe 18 mars, kanë të bëjnë me beretën të cilën e përdorin pjesëtarët e ushtrisë së vendit tonë.

Në dekretin e 7 marsit, është miratuar dukja e Beretës së Gjelbër e Uniformës Kamuflazh të Forcave të Sigurisë.

I njëjti dekret, po ashtu është nxjerrë edhe më 18 mars, përveç ngjyrës që ndryshon, e cila në këtë rast, është vishnje.

Te të dyja aktet, është bërë e ditur se bartja e beretës së gjelbër, rrjedhimisht vishnje, bëhet në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në gazetën zyrtare të Kosovës, përmes së cilës janë publikuar dekretet e nxjerra nga shefja e shtetit, shihen edhe si do të duken bereta e gjelbër dhe vishnje e uniformës së FSK-së. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci