Të fundit

Ahmeti i kundërpërgjigjet Bislimit për rritjen ekonomike mbi 10%

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili të martën deklaroi se Kosova e ka rritjen ekonomike mbi 10%.

Bislimi madje u shpreh se Kosova është i vetmi shtet në Evropë që ka pasur një rritje të tillë.

Për këtë çështje, ish-kryetari i kryeqytetit, në një postim në Facebook, ka provuar ta shpjegojë rritjen ekonomike dhe inflacionin.

Përmes disa kalkulimeve që i ka bërë, ai ka theksuar se pavarësisht rritjes ekonomike, çmimet janë rritur dhe në bazë të kësaj jemi të varfër.

“Në qoftë se buka është bërl 2 euro atëherë realisht sje rrit. Në qoftë se buka kushton 2 euro atëherë ti ke më shumë pare se vitin e kaluar (2 vs 3 euro) ti je rrit nominalisht sepse 3 është më shumë se 2. Por vjet ke mujt me i ble dy bukë (2*1 euro) por sot mundesh vec 1.5 bukë (1.5*2 euro). Nominalisht je rrit por realisht je më keq”, shkroi Ahmeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci