Arbenita Ismajli është ndër modelet më të suksesshme, edhe pse ajo është bërë nënë pak kohë më parë prap mbetet aktive sa i përket angazhimeve profesionale.
Modelja e njohur së fundmi ka realizuar një fotosesion shumë më ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim.
Arbenita ka ndarë disa pamje në InstaStory ku shihet e veshur me veshje tradicionale shqiptare.
Ajo dukej në formë shumë të mirë dhe tejet unike, ndërsa u shpreh që është shumë e entuziazmuar të ndaj me fansat këtë projekt për të cilin është duke punuar prej kohësh.
Përndryshe modelja është e martuar me reperin Fero, me të cilin ka një vajzë, Nina.


