Rob Riggle, i cili njihet më së shumti për punën e tij si komedian në serinë komike “Modern Family”, po ashtu për pjesëmarrjen në “Saturday Night Live” dhe “The Daily Show”.
Ai është edhe marins. Madje, ka shërbyer si pjesë e marinsave amerikanë në luftën e Kosovës më 1998-99.
Në vitin 1992, Riggle u emërua toger i dytë në rezervën e Trupave Detare.
Ai, aty shërbeu si oficer i marrëdhënieve publike në New York City dhe Los Angeles, të cilat atë, përpos Kosovës, e dërguan edhe në Liberi, Shqipëri dhe Afganistan.
Kurse me datën 1 janar 2013 doli në pension me gradën nënkolonel.
Rob Riggle është nderuar me medalje për shërbimet ushtarake, përfshirë edhe në Kosovë.

