Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me ekipin kombëtar kanë ndarë 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë, që javë më parë është hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë mbledhur rreth 50 përqind të shumës totale me mjete vetanake, ndërsa pjesën tjetër e ka dhuruar FFK.
Në njoftimin e lëshuar sot nga shtëpia e futbollit kosovar thuhet se kjo është vetëm një shumë simbolike për forcimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Ne si FFK konsiderojmë se kjo është vetëm një shifër simbolike, por mjaft domethënëse për forcimin e ushtrisës së vendit tonë dhe njëherësh është në interes të sigurisë dhe të ardhmes së qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
